Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Ndërsa protestat kundër projektit në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë po zhvillohen prej një jave, në internet po ndërtohet një realitet paralel, i mbështetur në video të nxjerra jashtë kontekstit, narrativa për “kolonizimin” e Shqipërisë dhe imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale. “Protesta kundër resortit të Kushner-it, Trump-it dhe partnerëve të tyre sionistë. Situata në Shqipëri po del jashtë kontrollit”, publikoi një video llogaria në Instagram “lantidiplomatico” dhe që numëron 116 mijë ndjekës. Ajo i përket “L’AntiDiplomatico”, një media në internet me bazë në Itali. Postimi përdori pamje nga protestat e opozitës, ku goditet ndërtesa e Kryeministrisë me molotovë dhe fishekzjarrë, duke krijuar një ide të pavërtetë për shkallën e reagimit të protestuesve për çështjen e Zvërnecit, të cilët nuk kanë sulmuar deri më tani ndërtesat...