Murtaja, nis dëmshpërblimi për fermat/ Fermerët përfitojnë deri në 27 mijë lekë për krerë, kontrollet vijojnë
Fermerët që kanë pësuar dëme në kafshë për shkak të murtajës së ruminantëve të vegjël do të dëmshpërblehen. Procesi ka nisur me ata që iu ngordhën apo iu asgjësuan dhentë dhe dhitë nga kjo sëmundje vitin e shkuar. Vlera e dëmshpërblimit që fermerët do të përfitojnë varet nga disa faktorë. “Në masë ndikon raca, pesha, gjendja fizike e kafshëve të dëmshpërblyera, vlerat e deritashnishme varjojnë nga 16 mijë lekë të reja për kafshë me peshë të vogël, për raca jo të pastra, deri në 27 mijë lekë të reja, racë e pastër dhe produktivitet të lartë.” Për vitin e shkuar është parashikuar dëmshpërblimi I rreth 2200 krerë të imta ndërsa këtë vit deri tani me qëllim mospërhapjen e sëmundjes janë asgjësuar rreth 400 krerë. Murtaja...
Burimi:
javanews.al