MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

Në një epokë ku çdo cep i globit, duket i dokumentuar në “Instagram” dhe i mbingarkuar me vizitorë, ëndrra e udhëtimeve autentike dhe pa turma turistësh shpesh duket e vështirë për t’u realizuar, sipas MSN. Të gjithë i kemi parë këto pamje: monumente ikonike të rrethuara nga turma turistësh dhe plazhe dikur të paprekura, që sot janë shndërruar në hapësira të mbingarkuara, ku relaksin e zëvendëson zhurma dhe prania e vazhdueshme e vizitorëve. Por, ekzistojnë ende vende të jashtëzakonshme që presin të zbulohen, destinacione ku kultura lokale lulëzon, natyra mbetet mbretëreshë dhe e vetmja “turmë” që do të hasni është reflektimi juaj në ujërat e kristalta. Ky artikull është pasaporta juaj ekskluzive drejt gjashtë destinacioneve të tilla – destinacione të fshehura në botë që shumica...