Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në zonat malore të veriut dhe lindjes do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, kalimtare. Në veri dhe verilindje priten reshje të dobëta shiu në formë pikash. Në zonat e larta të Alpeve dhe në verilindje, në intervale të shkurtra kohore, mund të zhvillohen shtrëngata të izoluara. Pjesa tjetër e vendit do të mbetet pa reshje. Era do të fryjë nga veriperëndimi në perëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa deti do të ketë valëzim të ulët, me forcë 1–2 ballë.