Mjegull e pazakontë mbulon Liqenin e Fierzës, fenomen i rrallë për korrikun
Pamje të pazakonta janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kukës–Krumë, ku një mjegull e dendur ka mbuluar zonën, duke përfshirë edhe Liqenin e Fierzës. Tisi i bardhë që shtrihet mbi sipërfaqen e ujit ka krijuar një panoramë mbresëlënëse, një fenomen jo i zakonshëm për mesin e muajit korrik. Mjegulla është krijuar si pasojë e ndërthurjes së temperaturave të larta me rritjen e lagështisë në ajër. Gjatë dy ditëve të fundit, Kukësi dhe Hasi është përfshirë nga reshje të dendura shiu në orët e pasdites, duke krijuar kushtet ideale për formimin e këtij fenomeni meteorologjik. Megjithëse mjegulla ka kufizuar përkohësisht dukshmërinë në disa segmente të rrugës, ajo nuk ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve përgjatë aksit Kukës-Krumë. Fenomeni është kalimtar dhe...
Burimi:
javanews.al