Mbi 300 hektarë ende nën ujë në Maliq, fermerët: Kemi humbur gjithçka

Mbi 300 hektarë ende nën ujë në Maliq, fermerët: Kemi humbur gjithçka

Mbi 300 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore vijojnë të mbeten nën ujë në fushën e Maliqit. Situata më problematike paraqitet në zonën torfike, ku sipas autoriteteve vendore përmbytjet dhe djegiet natyrale kanë sjellë ulje të nivelit të tokës në qindra hektarë. “Zona torfike ka pësuar ulje të nivelit të tokës për shkak të djegieve natyrale dhe përmbytjeve të vazhdueshme. Kjo bën që uji të qëndrojë për një kohë të gjatë në sipërfaqe. Për të shmangur përsëritjen e kësaj situate duhen investime të mëdha në infrastrukturën kulluese dhe mbrojtjen e tokave bujqësore”, tha Eridjon Rustemi, nënkryetar i Bashkisë Maliq Mes fermerëve të prekur janë edhe Arben Beqari dhe Bardhyl Beqiraj nga fshati Vreshtas, të cilët thonë se kanë humbur pothuajse të gjithë prodhimin bujqësor të...