“Mbi 1.8 milionë pasagjerë në korrik në Rinas”, Malaj: Dogana në gatishmëri 24 orë, lehtësohet kalimi në kufi

“Mbi 1.8 milionë pasagjerë në korrik në Rinas”, Malaj: Dogana në gatishmëri 24 orë, lehtësohet kalimi në kufi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se Dogana Shqiptare po përballon me efikasitet fluksin e lartë të udhëtarëve gjatë sezonit turistik, duke garantuar procedura të shpejta, të sigurta dhe shërbim të pandërprerë në të gjitha pikat doganore të vendit. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Malaj prezantoi të dhënat mbi lëvizjen e pasagjerëve dhe mjeteve, duke theksuar se vetëm gjatë muajit korrik, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka regjistruar mbi 1.8 milionë pasagjerë dhe rreth 9.500 fluturime. Ministri nënvizoi gjithashtu se edhe portet kryesore të vendit kanë përballuar një fluks të konsiderueshëm. Në Portin e Durrësit janë regjistruar 111 mijë pasagjerë dhe rreth 40 mijë automjete, në Portin e Sarandës 131 mijë pasagjerë dhe 250 automjete, ndërsa në Portin e...