Matura Shtetërore 2026, Kumbaro: Zero tolerancë për shkeljet. Maturantët do përjashtohen nëse shkelin rregullat

Matura Shtetërore 2026, Kumbaro: Zero tolerancë për shkeljet. Maturantët do përjashtohen nëse shkelin rregullat

Përgatitjet për provimet e Maturës Shtetërore 2026 janë në fazën përfundimtare. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se janë përgatitur modele online të testimit të maturës në të gjitha shkollat e vendit, ndërsa procesi i provimeve do të zhvillohet në 114 qendra dhe do të monitorohet nga 170 mbikëqyrës. Sipas saj, këtë vit do të ketë ashpërsim të rregullave dhe masa më të forta ndëshkimore për shkeljet gjatë provimeve. “Kemi bërë modele online për testin e maturës në të gjitha shkollat e vendit. Janë 114 qendra provimi të maturës në të gjithë vendin janë 170 monitorues. Asnjë tolerancë në zbatimin e rregullores të maturës shtetërore, ka një ashpërsim të rregullave dhe masave ndëshkimore dhe sanksionet do të jene si për administratorët që nuk...