“Materiale ndërtimi që BE nuk i përdor”, Bici: Me sigurinë nuk duhet ceduar fare!

“Materiale ndërtimi që BE nuk i përdor”, Bici: Me sigurinë nuk duhet ceduar fare!

Zjarri i përmasave të mëdha që preku një pallat 12-katësh ditën e djeshme në Tiranë ishte fokusi i bisedës së sotme, më 15 prill, në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Operacioni i shuarjes së zjarrit, i cili u vu nën kontroll pas disa orësh për shkak të përmasave që mori, shkaktoi asfiksimin e disa personave, të cilët fatmirësisht morën në mënyrë të menjëhershme ndihmën e parë. Flakët gjithashtu shkaktuan djegien e 30 apartamenteve. Drejtori i përgjithshëm i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Arben Cara, pohoi se shkaku i zjarrit ishte prej një biznesi në katin e parë të ndërtesës e që më pas u përhap në një pjesë të konsiderueshme të pallatit në zonën e “Farmacisë 10” në Tiranë. Ai u shpreh se shërbimi zjarrfikës...