Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Në emisionin “Stop”, këtë të premte, më 29 maj, u trajtua një rast mashtrimi, ku në  Rrile, afër Lezhës, një 20-vjeçar i sëmurë me distrofi muskulore përjetoi një zhgënjim të madh në ditëlindjen e tij të 20-vjetorit. Familja, duke dashur ta surprizonte me një festë të madhe dhe me këngëtarin e tij të preferuar, i besoi një të riu, Rei Guri, i cili pretendonte, se ishte “badigardi” i këngëtarit. Babai i 20-vjeçarit tregon, se i dha 2.500 euro direkt në dorë, për prezencën e këngëtarit. Festa u zhvillua, por këngëtari nuk u paraqit. Telefonatat me Rei Gurin rezultuan të kota. Familja zbuloi, se ishte një mashtrim i qartë. Me ndihmën e gazetares së “Stop”, babai i 20-vjeçarit lidhet me Rei Gurin, i cili fillimisht premton kthimin e parave, por...