Marrëdhëniet toksike, psikologia: Si t’i identifikoni dhe të mbroni veten emocionalisht

Marrëdhëniet toksike, psikologia: Si t’i identifikoni dhe të mbroni veten emocionalisht

Marrëdhëniet toksike mund të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien emocionale, vetëbesimin dhe cilësinë e jetës së një individi. Psikologia Elsida Sinaj shpjegon se cilat janë shenjat që tregojnë se një marrëdhënie është toksike dhe pasojat që ajo sjell. “Shpesh jetojmë në këtë marrëdhënie pa e ditur që, praktikisht, ajo është toksike, dhe nënçmimet e vazhdueshme që partnerët bëjnë ndaj njëri-tjetrit. Personi i cili është toksik është shumë manipulues, në kuptimin që tenton në mënyrë të vazhdueshme që partnerin ta akuzojë sikur është ai fajtori. Të jetuarit në një marrëdhënie toksike për një kohë të gjatë absolutisht e afekton gjendjen emocionale të personit. Pjesa që preket është vetëvlerësimi i individit. Fillon të humbasë besimin te vetja. Izolohet nga çdo gjë që ka qenë e rëndësishme për të....