Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas Becit, ky është një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore që ka Shqipëria. “Mirëmëngjes me një super lajm për Shkodrën dhe Liqenin tonë! Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore që kemi. Ky është një moment krenarie për Shkodrën, për komunitetet që jetojnë pranë liqenit dhe për potencialin e jashtëzakonshëm që ky territor mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies. Liqeni i Shkodrës nuk është vetëm një pasuri natyrore. Është identitet, histori dhe një nga asetet më të...