Kryepiskopi Joan: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
Kryepiskopi Joan ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe frymëzues gjatë ceremonisë së diplomimit të shkollës “Protagonistët”, e zhvilluar në Qendrën Kulturore pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Në mesazhin e tij drejtuar maturantëve, mësuesve dhe prindërve, ai ka vënë theksin te roli i arsimit në formimin e karakterit, rëndësia e zhvillimit shpirtëror dhe nevoja që çdo nxënës të shohë veten si “protagonist” të jetës së tij përmes përpjekjes, përgjegjësisë dhe zbulimit të talenteve personale. Fjala e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan drejtuar maturantëve dhe komunitetit të shkollës “Protagonistët”: Me gëzim të veçantë gjendem sot midis jush në këtë mjedis të dashur shkollor ku takohen ëndrrat e të rinjve, përkushtimi i mësuesve dhe shpresa e prindërve. I përshëndes me dashuri atërore drejtuesit e shkollës,...
Burimi:
javanews.al