Komuniteti Mysliman reagon për terapinë hormonale: Apel për kujdes maksimal ndaj të miturve

Komuniteti Mysliman reagon për terapinë hormonale: Apel për kujdes maksimal ndaj të miturve

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale, duke shprehur shqetësim të thellë për përmbajtjen, veçanërisht pjesën ku parashikohet që terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç dhe, në raste të veçanta, edhe nga mosha 14 vjeç. Në qëndrimin e tij publik, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se ka mbajtur më herët një qëndrim kundër ligjit për barazinë gjinore dhe se mbetet koherent në kundërshtimin edhe të “derivateve” të tij, siç e cilëson udhëzimin e fundit. Sipas deklaratës, çështje të tilla konsiderohen shumë delikate pasi prekin zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve, ndaj çdo vendimmarrje institucionale në këtë drejtim duhet të trajtohet me kujdes maksimal dhe përgjegjësi të lartë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë...