“Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

“Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

Emisioni “Stop” mbrëmjen e djeshme, më 5 maj, transmetoi një ngjarje të rëndë në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini” në Kamëz, pranë zonës së njohur si “Instituti Bujqësor”. Disa prindër denoncuan sjelljen e mësueses kujdestare Rudina Mbjeshova ndaj nxënësve të klasës së parë, duke thënë se fëmijët ofendohen dhe bullizohen vazhdimisht gjatë orës së mësimit. Emisioni “Stop” monitoroi për disa ditë situatën në klasë, duke dokumentuar një sërë episodesh me gjuhë fyese dhe kërcënuese nga ana e mësueses. Në komunikimet e saj me nxënësit, ajo përdori etiketime të rënda si “budallenj”, “torollakë”, “të paedukatë”, “mistreca”, madje duke shkuar deri në shprehje ekstreme si “vdeksh” apo “vrit veten”. Në disa raste, mësuesja kërcënonte nxënësit me ndëshkime, përjashtime apo nota të ulëta, duke krijuar një ambient frike dhe...