Historia e dhimbshme e Anxhit/ 16 vjeçe dhe ekselente, familja e hoqi nga shkolla për ta martuar me bariun e fshatit
Martesat me mblesëri apo me detyrim për vajzat minorene kanë qenë thuajse normale në shekullin e kaluar. Tanimë, në kohën e teknologjisë dhe emancipimit shoqëror, tema të tilla duken surreale. Fatkeqësisht, ky fenomen nuk është zhdukur! Anxhi, 21 vjeçe, ka ardhur në “Ka një Mesazh për Ty” të emisionit E diela Shqiptare në Tv Klan për të rrëfyer historinë e saj, që çuditërisht siç tregon ajo, është krejt e zakontë për vajzat e fshatit nga ajo vjen, në qytetin e Beratit. Fillimisht flet për fëmijërinë, periudhë në të cilën dominonin zënkat me të atin, i cili emigronte shpesh. Më tej, thotë se shkollën 9-vjeçare e mbaroi si ekselente. Normalisht, gjimnazi apo çdo lloj hapi i mëtejshëm nuk mund të vihej në diskutim për një nxënëse...
Burimi:
javanews.al