Grupi BALFIN feston 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet e punonjësve

Grupi BALFIN feston 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet e punonjësve

Në kuadër të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, Grupi BALFIN organizoi një aktivitet festiv dedikuar fëmijëve dhe familjeve të punonjësve të kompanive të grupit. Aktiviteti mblodhi së bashku qindra fëmijë në një atmosferë të ngrohtë, plot argëtim, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme. Festa u çel me fjalën përshëndetëse të Drejtoreshës Ekzekutive të Grupit BALFIN, Edlira Muka, e cila theksoi rëndësinë e investimit tek fëmijët dhe krijimit të mundësive që ata të rriten në një mjedis të sigurt, mbështetës dhe frymëzues. Në fjalën e saj, Muka vlerësoi gjithashtu rolin dhe përkushtimin e punonjësve të Grupit BALFIN, duke nënvizuar se ky aktivitet shënon nisjen e një tradite të re që do të vijojë të pasurohet vit pas viti. Të pranishmit i përshëndeti edhe Përfaqësuesi i UNICEF-it në...