Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj, inspektuan këtë të diel, 28 dhjetor, në Kakavijë zbatimin e planit të posaçëm të masave për fundvitin. Ziu theksoi se janë intensifikuar masat për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme. Ai u bëri apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur shpejtësinë, alkoolin në timon dhe parakalimet e gabuara. Një thirrje e veçantë iu drejtua prindërve që të mos u japin automjete fëmijëve pa moshën e plotë dhe pa leje drejtimi. Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponjat” vijojnë patrullimet në çdo lagje, shesh e rrugë, ndërsa në natën festive veprimet do të...