Festa e 1 Qershorit, Hita: Fëmijët, arsyeja përse policia punon çdo ditë për një Shqipëri më të sigurt

Festa e 1 Qershorit, Hita: Fëmijët, arsyeja përse policia punon çdo ditë për një Shqipëri më të sigurt

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita me rastin e 1 Qershorit ka pritur një grup fëmijësh, nxënës të shkollës 9-vjeçari “1 Maji” të cilët i uroi për festën, duke theksuar se janë e ardhmja e vendit dhe arsyeja përse policia punon çdo ditë për një Shqipëri më të sigurt. Hita garantoi se punonjësit e policisë do vijojnë angazhimin e tyre për garatimin e sigurisë në shkolla, rrugë, komunitet dhe internet. “Të dashur fëmijë, Sot është dita juaj, dita që na kujton neve të rriturve se sa e bukur dhe e pastër është bota që shihet përmes syve tuaj. Ju jeni e ardhmja e vendit tonë dhe arsyeja pse ne punojmë çdo ditë për një Shqipëri më të sigurt. Dëshira jonë është që...