“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

Nga Ben Andoni Hannah Arendt do të vinte tejet vonë në Shqipëri. Regjimi ishte i kujdesshëm për individët që e tregonin totalitarizmin deri në zgafellet më të errëta ndaj ata mbaheshin larg, qoftë përmes botimeve, por deri edhe tek përmendja e thjeshtë. Botimi i librit të Arendt në vitin 2021 (Shtëpia Botuese “Dudaj”, përkthyer nga Agim Doksani) i tregoi gjerësisht publikut mendimin filozofik për kategorinë e të keqes por më shumë se çdo gjë paradokset e tij. Ajo që e bëri librin të kishte ndikim përtej kohës së vet, madje deri në ditët tona, është koncepti i “Banalitetit të së keqes”, të cilën filozofja e përdori në serinë e shkrimeve për “The New Yorker” në fillim të vitit 1963. Raporti i përpunuar i saj u...