Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin

Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore kryesisht në jug dhe juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet ë ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.