“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

Eksperti për çështjet e turizmit Feriold Ozuni, gjatë një interviste për Euronews Albania ka folur për gjendjen e turizmit ën vend duke përmendur edhe protestat, të cilat sipas tij ende nuk kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejte në turizëm. Krahasuar me vitin e kaluar situata është e ngjashme dhe se pritet që turistët të mos udhëtojnë vetëm individualisht me makina, por gjithnjë e më shumë të zgjedhin forma të organizuara si fluturime charter apo autobusa. “Për momentin themi që situata është okej. Jemi në të njëjtat pika pak a shumë, të paktën ky është perceptimi i tregut. Jemi pak a shumë në të njëjtat pika si në vitin e kaluar për sa i përket atij fluksi të turizmit, të turistëve të huaj në Shqipëri. Ndoshta...