Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

Bashkia e Tiranës do të shtojë pikat e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët. Lajmin e dha kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak. “Do të shtohen pikat e shpërndarjes së aboneve. Pikat e shërbimit janë të hapura thuajse 16 orë në ditë. Kemi shtuar jo vetëm numrin e ditëve kur aboneja shpërndahet, por edhe numrin e pikave. Shpresojmë që kjo do të ketë një efekt pozitiv sa i përket radhës dhe ngarkesës. Nuk bëhet dot me librezat e pensionit pasi bileta është e një tjetër lloj dokumentacioni”, deklaroi Ristani. Ristani u shpreh se në vijim Bashkia e Tiranës do nisë punë për ndërtimin e një sistemi të ri për të adresuar këtë problematikë në mënyrë...