“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisionin “Stop” lidhet me një gabim administrativ në Zyrën e Gjendjes Civile të fshatit Ruzhdie, i cili i ka shkaktuar probleme të shumta familjes Kamberaj. Saimir Kamberaj, i cili jeton dhe punon në Greqi, denoncon një pasaktësi të rëndë në dokumentacionin e bashkëshortes së tij, Dorina Kamberaj. Sipas denoncimit, në vitet 2017 dhe 2019, gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin e gjendjes civile, shtetësia e Dorina Kamberajt është regjistruar gabimisht si afgane, në vend, që të figurojë shqiptare. Ky gabim ka sjellë vështirësi në procedurat administrative të familjes, veçanërisht për dokumentacionin e djalit të tyre. Gazetarja kontaktoi Zyrën e Gjendjes Civile, që tashmë funksionon në Patos pas transferimit nga fshati Ruzhdie. Përgjegjësja e zyrës,...