Inceneratori i Tiranës/ U arrestua në vilën në Palasë, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin! S’merr parasysh garancinë…

Inceneratori i Tiranës/ U arrestua në vilën në Palasë, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin! S’merr parasysh garancinë…

Gjykata e Posaçme miraton masën “arrest në burg” për Renardo Nallbanin, i cili u arrestua dy ditë më parë në Palasë, pas më shumë se dy vitesh në kërkim nga SPAK. Prokurori i çështjes Dritan Prençi kërkoi nga shkalla e parë e gjyqësorit të lihet në fuqi masa e arrestit lëshuar më herët ndaj Nallbanit, pasi ai dyshohet të ketë kryer 3 vepra penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Ndonëse avokati i Nallbanit ofroi garanci pasurore në këmbim të një mase më të butë, nuk u mor parasysh nga gjykata. 50-vjeçari kërkohej për çështjen e inceneratorit të Tiranës, fraksion i cili zbriti për gjykim pak javë më parë në...