Avokati i Popullit mbështet nismën: Shteti duhet të garantojë kurimin e çdo fëmije

Avokati i Popullit mbështet nismën: Shteti duhet të garantojë kurimin e çdo fëmije

Thirrje dëshpëruese të prindërve për ndihmë. Fushatat në rrjete sociale për mbështetje financiare të fëmijëve të sëmurë duhet të marrin fund. Shoqëria civile ka ndërmarrë një nismë ligjore e cila synon të detyrojë Kuvendin e Shqipërisë për krijimin e një fondi kombëtar për çdo emergjencë shëndetësore të fëmijëve. Projektligji i cili kërkon 20 000 firma qytetarësh ka trokitur edhe në derën e Avokatit të Popullit. “Shtysa finale ka qenë një rast në Korçë, një rast i cili ngaqë ishte afër nesh na bëri të mendojmë që duhet të ketë një zgjidhje, duhet të ketë një standard tjetër”, thanë përfaqësues të shoqërisë civile. “Ligji konkretisht është të kërkojmë financim publik për shërbime shëndetësore për fëmijët tanë sa herë që këto shërbime nuk plotësohen për një arsye...