Artet publikojnë datat e konkurseve të pranimit, hapet këtë vit programi Master për muzikën jazz

Artet publikojnë datat e konkurseve të pranimit, hapet këtë vit programi Master për muzikën jazz

Konkurset e pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 19 deri më 21 gusht, por më parë maturantët e interesuar duhet të kryejnë procesin e regjistrimit për të bërë të mundur pjesëmarrjen në konkurs. Rektori i këtij institucioni të arsimit të lartë, Erald Bakalli, në një intervistë për TVSH ka sqaruar se regjistrimi i konkurentëve do të bëhet pranë sekretarive të fakulteteve duke nisur nga data 10 gusht. “Në bazën kryesore të konkursit, për secilin program llogaritet pesha më e madhe e pikëve, e cila është vendimtare për renditjen e kandidatëve. Më pas, shtohet edhe mesatarja e secilit student dhe në bazë të listave dalin fituesit. Konkurset e pranimit do të zhvillohen...