Analiza: Pse lejohen resortet turistike në Pishë Poro dhe 5 rastet e ngjashme nga BE

Analiza: Pse lejohen resortet turistike në Pishë Poro dhe 5 rastet e ngjashme nga BE

Debati rreth statusit juridik të Pishë Poros si zonë e mbrojtur është i mbushur me spekulime rreth asaj që quhen ndryshime ligjore në favor të investitorëve të rinj. Spekulimi vjen nga fakti se të gjithë i referohen faktit që Pishë Poro është zonë e mbrojtur që klasifikohet si Kategori V sipas IUCN (Peizazh i Mbrojtur), miratuar me VKM nr. 596, datë 25.09.2024 “Për shpalljen ‘Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor’ (Kategoria V) të zonës ‘Pishë Poro–Nartë’”. Por, nëse shikon nenin 20 të ligjit, që shprehet në pikën 4 se: “Veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit, si ndërtimet, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i autostradave, i kanaleve lundruese dhe i zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti...