“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar
Mijëra qytetarë dhe emigrantë shqiptarë janë mbledhur sot në sheshin para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe pastrimin e klasës politike. Një prej folësve në podiumin e ngritur në bulevard, aktivisti që drejton çdo natë protestën, u shpreh se kërkonin edhe zgjatjen e një mandati për prokurorin e SPAK, Altin Dumani, që t’i jepet edhe një herë drejtimi i institucionit për të vendosur drejtësi. “A jeni dakord të gjithë që Altin Dumani ta ketë edhe një mandat tjetër si prokuror i SPAK? Të nisin menjëherë arrestimet. SPAK ti ke besimin e popullit. Këtu para popullit kërkojmë arrestimin e politikaneve tradhtarë nga ky shesh. Duam drejtësi”, tha ai, teksa mori ovacionet e të gjithë qytetarëve në shesh. Në fund ai bëri...
Burimi:
javanews.al