“S’largohemi pa ikur Rama”/ I moshuari në protestë: Neve nuk na dalin 130 mijë lekë pension, Ramës, Berishës e Metës…

“S’largohemi pa ikur Rama”/ I moshuari në protestë: Neve nuk na dalin 130 mijë lekë pension, Ramës, Berishës e Metës…

Në mesin e qytetarëve që kanë mbushur Sheshin “Skënderbej”, një tjetër pensionist ka dëshmuar qëndresën e tij të jashtëzakonshme, duke deklaruar se ka plot 43 ditë që merr pjesë rregullisht në protestë. Për mikrofonin e mediave, i moshuari ka shpërthyer në akuza të forta ndaj të gjithë kastës së vjetër politike në vend, duke përmendur me emra Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën për hendekun e madh ekonomik mes tyre dhe popullit. Ai bëri thirrje për sekuestrimin e pasurive të politikanëve si e vetmja rrugë për t’i detyruar ata të lëshojnë karriget, ndërsa vlerësoi rolin e rinisë në këtë revoltë. “Kam 43 ditë në protestë radhazi. Neve nuk na del 130 mijë lekë pension, ndërsa Edi Ramës, Sali Berishës e Ilir Metës nuk u...