Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Skenë horror në Itali: 43-vjecari shqiptar lyen me benzinë gruan dhe tenton t’i vërë flakën, e shpëton djali i tyre i mitur
foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Cavarzere të Italisë, ku një shqiptar ka tentuar të vrasë gruan e tij në prezencë të fëmijës së tyre të mitur. Mësohet se pas një grindjeje mes çiftit, 43-vjeçari shqiptar e ka lyer të shoqen me benzinë dhe ka tentuar që t'i vërë flakën. E gjithë ngjarja ka ndodhur në prezencë të djalit të tyre të mitur, ndërsa ky i fundi ka qenë pikërisht ai i cili ka shpëtuar nënën e tij. I mituri ka arritur t’i fshehë çakmakun, deri në mbërritjen e policisë, teksa këta të fundit kanë bërë të mundur arrestimin e shqiptarit./ZËRI