Skënder Hita zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Skënder Hita TIRANË-Skënder Hita është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari shprehet se zgjedhja ëshë bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier. "Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit...
Burimi:
zeri.ai