“S’kemi shtet”/ Sot u jepet lamtumira dy fëmijëve që vdiqën në aksident, banorët e Durrësit në lot: Dhimbje e madhe

“S’kemi shtet”/ Sot u jepet lamtumira dy fëmijëve që vdiqën në aksident, banorët e Durrësit në lot: Dhimbje e madhe

Në zonën e ish-kënetës në Durrës ka pllakosur zija. Dy fëmijëve të mitur Eneo Muca, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, që u përplasën për vdekje nga një makinë me shpejtësi skëterre, u jepet sot lamtumira. Banorët e zonës në lot thonë se dhimbja është e madhe ndërsa përgjegjësinë e drejtojnë nga shteti që ka lejuar një të dehur të qarkullojë në makinë dhe të marrë jetën e fëmijëve. “E tmerrshme. S’kemi shtet të ndalojë këtë pijanecë. Të marrësh jetë fëmijësh se do të pish t’i për qejf. S’kemi fjalë. Dhimbje e madhe”, thanë banorët e zonës.