Skema Kombëtare eMbështetjes/ Kësti i dytë i pagesave, AZHBR: Fondet për fermerët janë transferuar në bankë

Skema Kombëtare eMbështetjes/ Kësti i dytë i pagesave, AZHBR: Fondet për fermerët janë transferuar në bankë

azhbr TIRANË- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka bërë njoftimin e rëndësishëm për fermerët, duke deklaruar se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është kaluar brenda datës 31 dhjetor, deri në orët e vona të ditës, në përputhje me procedurat financiare në fuqi. AZHBR bën me dije se fondet janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të fermerëve përfitues. Bëhet fjalë për rreth 65,000 fermerëve përfitues. “Me miratimin e Aktit Normativ nr. 11, datë 19.12.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, Për buxhetin e vitit 2025, të ndryshuar”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 239, datë 23.12.2025, buxhetit të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe...