Skandali TIBO, mashtruan një biznesmene për 2.2 mln euro, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq administratorin e kompanisë së paketës së futbollit dhe disa të tjerë
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për disa persona dhe 5 shoqëri, të cilat akuzohen për mashtrim, pastrimi i produkteve, fshehje e të ardhurave e mospagim taksash, mes tyre shoqëria TIBO dhe aksioneri dhe administratori i kësaj kompanie, Adnand Mahmuti. Prokuroria thotë se hetimet kanë nisur pas denoncimit të bërë nga një biznesmene shqiptaro-gjermane, ku është zbuluar mashtrimi me vlerë 2.2 mln euro me autor Adnand Mahmuti, administrator dhe ortak i shoqërive “Magoware” sh.p.k., “Tibo” sh.p.k., “Tibo AL” sh.p.k., “Tibo Communication” sh.p.k. dhe “Oversport” sh.p.k.. Nga hetimet e nisura që në vitin 2023, ka rezultuar se Adnand Mahmuti, i ka marrë hua Mirlinda Heidorn, 2.200.000 euro, shumë të cilën biznesmenja e dispononte nga shitja e një pasurie të paluajtshme. Mahmuti i kërkoi paratë me qëllim që të...
Burimi:
top-channel.tv