Skandali në QSUT/ Reanimacioni mbeti pa drita sepse gjeneratorët ishin pa mirëmbajtje

Skandali në QSUT/ Reanimacioni mbeti pa drita sepse gjeneratorët ishin pa mirëmbajtje

Skandali i territ energjitik në QSUT dhe mosfunksionimi i pajisjeve rezervë rrezikon të përsëritet sërish në rast të ndonjë avarie tjetër të ngjashme apo rënies së linjave të furnizimit me energji elektrike. Të 17 motogjeneratorët që mbulojnë të gjitha godinat spitalore të qendrës universitare “Nënë Tereza”, aktualisht janë pa shërbim mirëmbajtjeje. Drejtoria e QSUT, përmes një infomacioni zyrtar të kërkuar nga A2CNN, pranon se kontrata e mirëmbajtjes së gjeneratorëve me kompaninë private ka përfunduar në 2025. Edhe pse QSUT nuk e deklaron kohën e saktë të përfundimit të kontratës, ajo bën me dije se në fund të dhjetorit ka përcjellë procedurën për mënyrën e re të mirëmbajtjes. Ndërkohë, po sipas QSUT, pajisjet rezervë të energjisë aktualisht po monitorohen nga punonjësit teknikë të qendrës spitalore. A2CNN:...