Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Skandali i heshtur: Futja e barnave antitumorale që nuk kaluan analizat, AKBMP e regjistroi nën ndikimin e Allajbeut
foto ilustrim: AKBMP-Klodian Allajbeu TIRANË- Një medikament antitumoral i prodhuar në Maltë ka avancuar në procesin e regjistrimit, pavarësisht se nuk ka kaluar fazën laboratorike, duke ngritur alarmin mbi funksionon si garant i sigurisë të agjencisë së barnave. Medikamenti, me përfaqësues vendas, shpërndarësin farmaceutik Megapharma, i cili, sipas burimeve të besueshme, nuk ka përmbushur kriteret laboratorike gjatë analizave fillestare. Shqetësimi qëndron mbi mënyrën se si Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Klodian Allajbeut dhe Rasim Hamzaraj, kushëri dhe i përfolur për marrëdhënie biznesi me ish-ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili, po ushtron përgjegjësinë e saj ndaj shëndetit publik. Çfarë ndodhi me medikamentin? Top Channel raporton se, sipas të njëjtave burimeve, mostrat e para të dorëzuara për analizë kanë rezultuar problematike, ndërsa më...