SKANDALI i  “Air Albania”: Punonjësit pa rrogë prej muajsh, kompania shet bileta online dhe anulon fluturimet!

SKANDALI i “Air Albania”: Punonjësit pa rrogë prej muajsh, kompania shet bileta online dhe anulon fluturimet!

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-'Air Albania', operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, ka shfaqur probleme të mëdha kohët e fundit dhe kjo jo vetëm me anulimet e fluturimeve dhe incidentet me pasagjerët, por edhe me vetë stafin. Sipas raportimeve nga punonjësit e kompanisë së fluturimeve situata financiare është jashtë kontrollit dhe pasojat më të rënda po i vuajnë punonjësit dhe qytetarët. Një punonjës i 'Air Albania' për JOQ ka denoncuar se kompania ka rreth katër muaj pa marrë paga, ndërsa sigurimet shoqërore nuk janë paguar prej më shumë se një viti e gjysmë. Ai thotë se kjo gjendje ka krijuar pasiguri të plotë për qindra familje që varen nga kjo punë.  Stafi shprehet se disa nga avionët e kompanisë janë tërhequr ose sekuestruar nga kompanitë pronare për shkak...