“S’ka asnjë provë që i lidh penalisht ish-liderët e UÇK-së!”/ Pavarësia e Kosovës, Meçollari: Dita më e rëndësishme
Pavarësia e Kosovës më 17 shkurtin e 18 viteve më parë është dita më e rëndësishme që pas asaj të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Kështu u shpreh sot në një studio televizive, ish-kreu i Flotës Detare, Artur Meçollari, aktualisht ekspert i sigurisë ushtarake. Ai kujtoi 18 vitet më parë, kur Kosova u shpall e pavarur dhe shteti më i ri në Botë. “Kam qenë në Pashaliman atë ditë. Kujtoj se ishte e hënë, ishte ditë ndryshe, por që ishte ngjarje shumë e rëndësishme, që pas shpalljes së Pavarësisë sonë, shpallja e pavarësisë sës një tjetër shteti shqiptar, pra data 17 shkurt ishte shumë e rëndësishme”, u shpreh ai. Për ish-komandantin e Flotës shqiptare, procesi që po bëhet aktualisht në Hagë...
Burimi:
sot.com.al