Situatë kritike në Fushë-Krujë, zjarri përfshin pyllin në shpatin e malit, rrezikohen 30 banesa
Një zjarr i madh ka rënë në Fushë-Krujë duke përfshirë pyllin në shpatin e malit. Flakët, të favorizuara nga era, rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze. Situata është kritike pasi zjarri është fare pranë spitalit dhe po përhapet drejt majës së malit. Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët.
Burimi:
sot.com.al