Situatë e rëndë në disa zona të thella të Bashkisë Kukës, dhjetëra fshatra të bllokuara

Situatë e rëndë në disa zona të thella të Bashkisë Kukës, dhjetëra fshatra të bllokuara

Situata paraqitet mjaft e rëndë në disa zona të thella të Bashkisë Kukës, ku një numër i madh fshatrash vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjeve masive të dherave. Gjendja më serioze raportohet në njësinë administrative Zapot, ku të tre rrugët që lidhin këtë zonë me qytetin e Kukësit janë bllokuar plotësisht. Shkak janë bërë rrëshqitjet masive të dherave, si dhe dalja nga shtrati i përrenjve dhe lumenjve, të cilët kanë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë. Veçanërisht problematike paraqitet rruga kryesore e kësaj njësie, ku rreth 200 metra rrugë janë marrë nga lumi Orgjost, duke e bërë të pamundur qarkullimin. Prej më shumë se 24 orësh, banorët e zonës janë të izoluar, ndërsa deri më tani nuk është...