Situata në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme njoftim për shqiptarët: Shmangni çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme, situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme. Ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, shtetasit e Republikës së Shqipërisë të cilët gjenden aktualisht në rajon këshillohen: • Të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.• Të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit;• Të respektojnë dhe ndjekin në çdo kohë udhëzimet e autoriteteve lokale;• Të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme;• Në rast nevoje,...
Burimi:
top-channel.tv