Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë: Mbështesim protestat dhe mobilizimin qytetar, qeveria të dëgjojë kërkesat…
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, ka shprehur këtë të premte mbështetjen e saj për mobilizimin qytetar që po zhvillohet në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit që prej 31 majit 2026. Në një deklaratë publike, sindikata vlerëson protestat si një shprehje të qytetarisë aktive dhe të angazhimit demokratik, duke theksuar se shumë prej anëtarëve të saj kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në këto tubime. SPUSH përshëndet karakterin paqësor dhe jopartiak të protestave, të cilat sipas saj janë organizuar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura natyrore, pasurive publike dhe për garantimin e konsultimit të qytetarëve në vendimmarrje. Në reagim, sindikata vlerëson veçanërisht rolin e të rinjve në organizimin e lëvizjes, duke nënvizuar se një pjesë e madhe e protestuesve janë studentë dhe...
Burimi:
sot.com.al