“Siguria kibernetike e pandashme nga rritja e konomike”, Ambasada Amerikane në Tiranë: Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital

“Siguria kibernetike e pandashme nga rritja e konomike”, Ambasada Amerikane në Tiranë: Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital

Në një aktivitet të për zgjidhje amerikane të sigurisë kibernetike të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëria mori vlerësime për përparimet e saj drejt transformimit digjital. Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond shprehu se siguria kibernetike është tashmë e pandashme nga rritja ekonomike dhe shprehu se Shqipëria po bën hapa mbresëlënës drejt transformimit digjital. Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: “Siguria kibernetike tashmë është e pandashme nga rritja ekonomike dhe siguria kombëtare. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, mbrojtja e infrastrukturës sonë digjitale nga kërcënimet e huaja nuk është vetëm politikë e mirë – është thelbësore për sovranitetin dhe sigurinë. Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike....