Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën”, më pas nisi breshëria e plumbave

Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën”, më pas nisi breshëria e plumbave

Në dosje tregohet më tej detaje se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, i kërkuar që t’i tregonte vendin se ku ndodhej vendi ku qëndronte shtetasi Violand Braçellari, pasi do të ushtrohej kontroll nga policia thuhet në dosje. “Në datë 04.06.2026, rreth orës 05:00 të mëngjesit, Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, e ka telefonuar në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” dhe pasi e ka takuar, i ka dhënë një maskë dhe një bluze si ato të policisë me mbishkrim “POLICIA”, të cilat i ka veshur. Më pas është nisur sëbashku me punonjësit e policisë në vendin e lartpërmendur, ku ai ka udhëtuar...