Shuhet plotësisht zjarri në Drizë e Peshtan, mbi 100 hektarë të djegur, evakuohen 7 familje dhe arrestohet një person
Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu fshatrat Drizë dhe Peshtan është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe forcat në terren. Sipas të dhënave zyrtare, fatkeqësia natyrore nisi më 05.07.2026 rreth orës 11:00 dhe u lokalizua e më pas u shua në orën 20:20. Zjarri përfshiu sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, duke djegur rreth 100–110 hektarë. Në operacionin e gjerë të shuarjes u angazhuan forca të shumta, përfshirë helikopterë dhe mjete zjarrfikëse nga disa bashki të qarkut Fier, si dhe forca të Forcave të Armatosura. Në total u përdorën 4 mjete ajrore dhe 15 mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 efektivë zjarrfikës, 35 efektivë të Forcave të Armatosura, 40 efektivë policie, si dhe dhjetëra forca bashkiake dhe vullnetare nga zonat përreth. Ndërsa...
Burimi:
sot.com.al