Shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”, zbulohet data e rradhës/ Kërkohet shoqërimi i Nuredin Dumanit
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e radhës për çështjen e njohur si “Plumbi i Artë”. Vendimi u mor pasi njëri nga të pandehurit dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në sallë. Avokati Sokol Hazizaj, që mbron Gentian Sharrën, kërkoi shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, për të mundësuar ballafaqimin me të pandehurin Henrik Hoxha, gjatë dhënies së deklarimeve. Kërkesa u kundërshtua nga SPAK, i cili theksoi se në këto kushte nuk është e mundur organizimi i një përballjeje dhe kërkoi rrëzimin e saj. Gjykata vlerësoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke theksuar se do të shprehet më vonë lidhur me këtë kërkesë. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më...
Burimi:
sot.com.al