Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi në një konferencë për shtyp se javët e fundit është vërejtur një rritje e çmimeve për disa produkte të shportës bazë. Ajo bëri të ditur se institucionet do të intensifikojnë monitorimin në terren, përmes ngritjes së grupeve të posaçme që do të verifikojnë në baza ditore luhatjet e çmimeve. Sipas saj, çdo masë e mundshme do të fokusohet pikërisht tek këto produkte. “Po monitorojnë një shportë me 80 ushqime, në bazë ditore. Kanë filluar të reflektohen çmime të rritura në disa prej produkteve të shportës. Për këtë arsye, siç e thashë do të aktivizojmë një ekip, disa grupe monitorimi nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për të verifikuar këto çmime pasi kemi zgjedhur me INSTAT këtë...