Shtireshin si policë e punonjës publikë, Interpol godet rrjetin e mashtruesve, arrestohen 5.800 persona

Shtireshin si policë e punonjës publikë, Interpol godet rrjetin e mashtruesve, arrestohen 5.800 persona

Rreth 5.800 persona u arrestuan dhe pothuajse 300 milionë dollarë u sekuestruan në kuadër të një operacioni global të Interpolit kundër mashtrimeve online, i zhvilluar nga janari deri në prill. Me pjesëmarrjen e policive të 97 vendeve, ky operacion kishte si objektiv kryesor mashtrimet që shfrytëzojnë besimin e njerëzve për t’u marrë atyre para ose informacione konfidenciale. Bëhet fjalë, për shembull, për vjedhjen ose keqpërdorimin e emaileve profesionale, shantazhet seksuale, mashtrimet në internet, vjedhjen e identitetit ose mashtrimet me investime, thuhet në njoftimin e Interpolit, i cili koordinoi këtë aksion me emrin “First Light 2026”. Numri shumë i lartë i viktimave të identifikuara (142.000) “thekson shkallën në të cilën” ky lloj mashtrimi “është shndërruar në një kërcënim të madh ndërkombëtar, që prek individët, bizneset dhe...