Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

Më 10 mars 2022, policia britanike zbarkoi në një ambient biznesi në Rochdale, një qytet në verilindje të Mbretërisë së Bashkuar, ku zbuloi një ‘shtëpi bari’ për rritjen e kanabisit në shkallë industriale. Brenda katër dhomave, policia gjeti qindra bimë narkotike të parashikuara për të prodhuar 144 kilogramë kanabis me një vlerë tregu prej 1 milion paund, ndërsa arrestoi dy të rinjtë shqiptarë që po kujdeseshin për të. Operacioni policor nuk ishte i beftë. Prej vitit 2019, autoritetet britanike ndiqnin me kujdes gjurmët e Ermal Bibës – një 42 vjeçar shqiptar me origjinë nga Lezha, i dyshuar si kreu i një rrjeti në tregtinë e paligjshme të kokainës dhe kanabisit me bazë në Harrogate, një qytezë turistike e njohur për burimet e shumta të ujërave...